Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev konsideron se është e mundur të arrihet rritja e projektuar ekonomike prej 3,2 për
Në intervistë për radion Evropa e Lirë, Angjushev thotë sipas shumës së BPV-së prej 0,1 për qind në kuartalin e parë, në kuartalin e dytë pret që shifra më të mira të cilat shpreson se do t’i konfirmojë statistika.
“Pres që këto shifra të jenë rreth shifrave të projektuara tanimë në kuartalin e dytë, më tej në kuartalin e tretë dhe të katër t’i tejkalojnë këto shifra, kështu që në nivel të vitit të bëjë vlerë mesatare nga ajo që të gjithë e prisnim dhe e dëshironim prej mbi tre për qind”, thotë Angjushev.
Realizimi i investimeve kapitale është i ulët, siç thotë, për shkak të asaj që projektet të cilat janë trashëguar nga pushteti i kaluar nuk kanë qenë mjaftueshëm teknikisht të përmbajtura, ndërsa nëse do t’i fillonin do të ballafaqoheshin me shumë gjëra plotësuese dhe anekse, me shpenzim të të hollave të qytetarëve.
“Investimet kapitale viteve të kaluara kanë hyrë edhe Shkupi 2014, dhe monumentet, dhe Kërçovë-Ohër me 56 për qind dallim në çmimet midis Sinohidro dhe realizuesit nga Maqedonia. Nëse duhet t’i vazhdojmë ato projekte në atë mënyrë edhe t’i paguajmë ato çmime dhe në atë mënyrë t’i shpenzojmë të hollat e tatimpaguesve në Republikën e Maqedonisë vetëm që të tregojmë shifra të mira, kjo ndoshta është një qasje, por kjo nuk ishte qasje e kësaj Qeverie”, shpjegon Angjushev dhe shton se Qeveria e re ka pasur qasje tejet ndryshe që të korrigjohen projektet dhe të bëhen marrëveshje të “shëndosha” të cilat do të mund të zbatohen.
“Me kënaqësi mund t’ju them se dy projektet e mëdha kapitale të cilët kanë ndikim të jashtëzakonshëm mbi BPV-në, ndërsa ai është Kërçovë – Ohër dhe marrëveshja për ndërtim të hekurudhës, tani në këtë pjesë Kumanovë – Bellakovce, ndërsa në të ardhmen Bellakovce – Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë – kufiri i vendosëm në rend. Në pjesën Kërçovë – Ohër me kënaqësi mund t’ju njoftoj se nga 56 për qind dallime në çmime të cilat shteti ia paguan Sinohidros, ndërsa Sinohidro realizuesve nga Maqedonia, çmimi për të gjithë punët plotësuese do ta zbresim në jo më shumë se 13 për qind. Mendoj se ka dallim prej 56 deri në 13 për qind dhe mendoj se të gjithë ne duhet të pyetemi se ku është dallimi”, shpjegon Angjushev.
Lidhur me ndërtimin e gazsjellësit për Tetovën dhe Gostivarin përsërit se kanë bërë gjithçka që traseja përmes Vodnos të ndryshohet me dëm minimal mbi sistemin e atjeshëm dhe se do të shkatërrohen vetëm 1.400 kub drunj. Absolutisht jemi të gatshëm që ekologjistët të përfshihen në realizimin e projektit, ndërsa madje Qeveria do të merr për obligim të pyllëzojë minimum dhjetë herë më shumë nga ajo që do të presë, të bëjë rajone tjera të mbrojtura në Matkë, Saraj etj.”, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike.