Angjushev, Tevdovski dhe Ademi në Forumin e Vjenës- kohë e duhur investitorët e huaj të realizojnë projektet e tyre në vendin tonë

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, ministrat e Financave dhe Arsimit e Shkencës, Dragan Tevdovski dhe Arbër Ademi në kuadër të Forumit ekonomik të Vjenës “Bisedimet ekonomike të Vjenës- perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut” e kanë prezantuar potencialin për investime në vend edhe atë në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës si dhe mundësitë për investim të kapitalit njerëzor.

Marketing

Duke folur për mundësitë investuese në RMV, zëvendëskryeministri Angjushev ka thënë se vendi ofron shumë mundësi për investime në shumë sfera dhe se tani është koha e duhur investitorët e huaj të realizojnë projektet e tyre investuese në vendin tonë. Ai ka thënë se në vitin 2018 janë shënuar të dhëna pozitive ekonomike që është rezultat i punës së mundimshme të Qeverisë së RMV-së.

Angjushev ka thënë se politikat ekonomike qeveritare janë krijuar konform mundësive të RMV-së me qëllim të maksimalizohet potenciali ekonomik i vendit dhe të sigurohet rritje më e lartë ekonomike dhe me këtë standard më i lartë jetësor për qytetarët.

“Nëse analizohet struktura e prodhimit vendor bruto, lehtë shihet se në masë të madhe ajo krijohet në katër shtylla: industri, ku janë të përfshirë energjetika dhe xehetaria, ndërtimtaria, bujqësia si dhe tregtia që është pjesë përbërëse e tre atyre paraprake. Jemi të kënaqur me rritjen e gjitha degëve vitin e kaluar, por jemi të vetëdijshëm se ekziston hapësirë e madhe për përmirësimin e çdo dege”, ka thënë Angjushev.

Maqedonia e Veriut siç ka thënë ministri i Financave Dragan Tevdovski me sukses e ka mbajtur stabilitietin makroekonomik dhe financiar në të kaluarën dhe “jemi të vendosur ashtu të jetë edhe në të ardhmen” dhe në atë mënyrë siç ka shtuar “investitorëve ekzistues dhe atyre potencial të huaj u garantojmë stabilitet”.

“Parametrat kyç të stabilitetit makro poashtu e reflektojnë përcaktimin strategjik që të afrohemi në BE dhe të bëhemi anëtare, apo valuta jonë është fortë e lidhur me euron, me paritet të pandryshuar më shumë se dy dekada, inflacioni është i ulët dhe stabil, ndërsa deficiti buxhetor rrallë e kalon tre përqindëshin e BPV-së- këtë vit presim deficit prej 2.5 për qind. Pastaj mbajmë lidhje të afërta ekonomike me Perëndimin: 80 për qind e eksportit tonë në vitin 2018 ka përfunduar në BE (dhe 11 për qind në fqinjët tonë jashtë BE-së), ndërsa thuajse 80 për qind e investimeve të huaja direkte në Maqedoni të Veriut vijnë nga BE”, ka thënë Tevdovski.

Duke pasur parasysh faktin se trendi global për rritje të nevojës së kuadrit profesional e përfshin edhe RMV-në, krahas reformave në arsimin fillor dhe të mesëm, siç ka thënë ministri i Arsimit, Arbër Ademi bëjnë ndryshime të mëdha në sferën e arsimit të mesëm, me fokus në arsimin profesional.

“Kam kënaqësinë të informoj se me përkrahje të Bankës botërore kemi përgatitur gjithsej 1040 programe të reja arsimore që bazohen në rezultate nga mësimi dhe vlerësimi në rezultatet e të mësuarit. Nëse kësaj ia shtojmë përpunimin e librave të rinj të atyre lëndëve që kishte nevojë për plotësim të të dhënave dhe përmbajtjes, pres rritje të kreativitetit të orëve dhe interesit të nxënësve për akumulimin e dijeve të reja”, ka thënë mes tjerash ministri Ademi.

Marketing