Angjushev: Vetëm në muajin e fundit investimet kapitale u rritën për 10 për qind

Nuk është e saktë se investimet kapitale janë realizuar vetëm 20 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në fabrikën e akumulatorëve “TAB MAK” në Probishtip, Angjushevi përmendi se pret që deri në fund të vitit investimet kapitale të kenë realizim të mirë dhe të jenë të paktën në mesataren e 10-15 viteve të fundit.

“Ne jemi të përkushtuar në to, një pjesë e mirë e procedurave tenderuese kanë përfunduar. Pres që në pjesën e ardhshme të vitit intensivisht të realizohen”, theksoi Angjushev, sipas të cilit, vetëm në muajin e fundit investimet kapitale janë rritur për 10 për qind.

Zëvendëskryeministri e vizitoi “TAB MAK” bashkë me kryeministrin Zoran Zaev.