Angli, futbollistët rrahin referin (VIDEO)

Nga Londra arrijnë pamje jo të zakonshme për futbollin anglez. Në këtë qytet po luhej ndeshja finale e Kupës së klubeve amatore, ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave kishin humbur kontrollin. Ata në një moment kishin nisur sulmin fizik ndaj referit kryesor të ndeshjes, të cilin e pas një gjahu të vërtetë kishin arritur ta kapin dhe ta rrahin.

Marketing

Kjo ndeshje finale e amatorëve po luhej në Wood Green, ndërsa tërë këtë skenë e kishte filmuar një shikues i kësaj ndeshje. Sipas mediave britanike në këtë ndeshje janë përballur dy skuadra turke.

Pas këtij incidenti ka reaguar FA. “Këto janë pamje të këqija. Do ta gjejmë fajtorin dhe kur do ta gjejmë për jetë do ta përjashtojmë nga futbolli”, thuhet në reagimin e Federatës Angleze të Futbollit.