Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, në faqen e tij zyrtare.
“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Ëindsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales.
Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj”, shkruan King-Smith.