Angli/ Rreth 500 kilogramë eksplozivë gjenden në oborrin e një shtëpie

Një grua ka përshkruar tmerrin që përjetoi pas evakuimit që e shkaktoi një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore. Oborri i pasmë i shtëpisë së saj kishte në qendër bombën.

Marketing

Eksplozivi prej 500 kilogramësh u zbulua nga babai i Natalie Jaryt ndërsa po gërmonte për ta zgjeruar pronën në qytetin anglez, Plymouth. Zbulimi i bombës çoi një evakuim emergjent. Zona menjëherë u rrethua pasi kjo sasi eksplozivi vinte n137 rrezik mbi 3 mij137 persona dhe mbi 1 mijë prona, shkroi Skynews.

Rreth 30 specialistë të forcave të armatosura për bomba kanë kryer zhvendosjen e bombës së pashpërthyer dhe më pas e hodhën në det ku u shpërthye nga zhytësit e marinës.

Jary e ka përshkruar ngjarjen si një “tmerr të vërtetë”

“Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte. Dua të falënderoj të gjithë dhe t’u them më falni”, është shprehur ajo me keqardhje për situatën që ndodhi në oborrin e saj.

Marketing