Anglia arrin në gjysmëfinale dhe i hakmerret Kroacisë duke e dërguar në Ligën B

Anglia ka shënuar fitore të madhe në “Wembley” duke e përmbysur Kroacinë nga 0-1 në 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe duke iu hakmarrë për atë humbjen në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Marketing

Me këtë fitore, anglezët kanë arritur në gjysmëfinale, kurse Kroacia ka rënë në Ligën B, raporton Gazeta Express.
Kroatët përfunduan në fund të tabelës me katër pikë dy më pak se Spanja në vend të dytë, kurse Anglia në krye të renditjes me shtatë pikë.

Në pjesë e parë nuk u shënua asnjë gol, kurse në të dytën ishte Kroacia e para me anë të Andrej Kramaric, i cili shënoi një supergol në minutën e 57’.
Jesse Lingard e barazoi rezultatin në minutën e 78’ kurse në minutën e 85’ Harry Kane përmbysi rezultatin dhe shënoi për 2-1.

Marketing