Anglia e pamëshirshme, shpartallon 7-0 Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka pësuar humbje të thellë me rezultat 7:0 nga Anglia në stadiumin “Old Trafford” të Mançesterit.

Marketing

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024 u dominua plotësishy nga favoriti Anglia. Golat për për triumfin e madh të anglezëve u shënuan tre nga Saka, dy gola tjerë nga Kejn, përderisa nga njëherë rrjetën e gjetën Rashford dhe Filips.

Përfaqësuesja e vendit pas tre ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të këtyre eliminatoreve regjistron dy humbje dhe vetëm një fitore, dukr h renditur kështu në pozitën e katërt në grupin C, me 3 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Anglia kryeson grupin me 12 pikë nga katër ndeshje të luajtura. Ndeshjen e radhës Maqedonia në këto eliminatore e luan ndaj Italisë në muajin shtator më Shkup.

Marketing