Autoritetet në Angli publikuan të premten një listë të vendeve, qytetarët e të cilave nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, nëse shkojnë në këtë vend.
Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik.
Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuaa, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.
Skocia dhe Uellsi nuk kanë venodsur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit.
Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me koronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.
“Në vend që t’i vendosim në karantinë të ardhurit nga e gjithë bota, ne do t’i vendosim vetëm ata që vijnë nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll”, tha në një konferencë për media kryeministri britanik, David Cameron.
Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 44,000.
Ajo po ashtu prin me numër të të infektuarve: mbi 285,000.
Në aspektin global, SHBA-ja është e para edhe me numër të të prekurve, edhe të viktimave.
Koronavirusi ka prekur afro 11 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 522,000 kanë vdekur dhe mbi 5.7 milionë janë shëruar.