Mbrëmë kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të “Euro 2020”.
Me dy ndeshjet e mbrëmshme ka përfunduar faza çerekfinale e Kampionatit Evropian.
Janë kompletuar çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale, Itali – Spanjë që luhet të martën nga ora 21:00 dhe Angli – Danimarkë të mërkurën ora 21:00.
Të dyja sfidat gjysmëfinale luhen në stadiumin “Wembley” të Anglisë.
Italia siguroi kualifikimin pasi mposhti Belgjikën 2-1, Spanja eliminoi Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive, Danimarka triumfoi kundër Çekisë 2-1, ndërsa Anglia fitoi bindshëm ndaj Ukrainës 4-0.
Të katër skuadrat kanë pasur paraqitje fantastike deri në këtë fazë, dhe pritet të shohim dy super përballje.