Anglia skuadra e vetme që ende nuk ka pësuar gol në “Euro 2020”

Anglia siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Ukrainën 4-0.

Marketing

Kombëtarja e Anglisë ka mposhtur Ukrainën 4-0, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Anglia është skuadra e vetme që pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në këtë Kampionat nuk ka pësuar gol, 450’ minuta pa pranuar gol.

Anglezët e nisën me fitore ndaj Kroacisë 1-0, më pas barazuan pa gola kundër Kroacisë, fituan 1-0 me Çekinë, 2-0 triumfuan ndaj Gjermanisë, dhe sonte shkatërruan Ukrainën 4-0.

Pesë ndeshje, katër fitore, një barazim, tetë gola të shënuar, zero të pësuar nga anglezët.