Anija e paqes me porosi për Marrëveshjen e Prespës arriti në portin athinas Pirea

Prespa e tregoi rrugën” është porosia me të cilën “Anija e paqes” e Japonisë dje arriti në portin athinas Pirea, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Udhëtarët e “Anijes së paqes”, organizatë joqeveritare me seli në Japoni, këtë vit, vizitën e tyre në portin më të madh grek zgjodhën, përveç paqes, që ta dedikojnë edhe në marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në portin Pirea, ishin pritur nga ish ministri dhe deputet i SYRIZA-s Todoris Dricas dhe nga deputeti i SYRIZA-s, Panos Trigazis.

“Anija e paqes” sot e vazhdon udhëtimin drejtë Italisë, ndërsa pastaj do të shkojë për Maltë, Spanjë, Marok, Portugali, SHBA, etj.

Udhëtimi për paqe rreth botës filloi nga Japonia më 20 prill të këtij viti, ku edhe do të përfundojë, pas 103 ditëve, më 2 gusht, me arritjen në Osakë.

“Anija e paqes” është organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në Japoni, e formuar në vitin 1983 për promovim të paqes dhe të të drejtave të njeriut.