Anija me naftë iraniane merr flakë në mes të detit, dyshohet për kontrabandë

Një anije cisternë që transporton ngarkesa me naftë iraniane ka marrë flakë në brigjet e Malajzisë.

Marketing

Ekuipazhi i anijes naftëmbajtëse “Pablo”, lëshoi ​​alarm pasditen e djeshme për shkak të zjarrit që shpërtheu në bordin e anijes.

Anija, e cila ka ndryshuar disa herë pronësinë vitet e fundit, është e regjistruar në Gabon, një flamur i zgjedhur shpesh nga kompanitë e transportit detar që anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare.

Cisterna është në pronësi të “Pablo Union Shipping”, një kompani, me bazë në Ishujt Marshall.

Azia Juglindore është një zonë e frekuentuar nga cisternat e naftës që kalojnë në hije. Tetorin e kaluar, “Young Yong”, një anije që mbante flamurin e Xhibutit dhe e sanksionuar nga SHBA pikërisht për transportin e naftës iraniane, u bllokua në Ishujt Riau në Indonezi.