Anisa e vogël me pengesa në të ecurit, prindërit kërkojnë ndihmë

”Unë vuaj nga beli, por i kam harruar gjërat e mija, çdo dit që vjen bëhem më i fort, që t’i rregulloj këto fëmijë”, tha Asqeri Hyskaj.

Marketing

Lotët po i rrjedhin për Anisën. Ky është Asqeri Hyskaj me origjinë nga Shqipëria, që jeton në Tetovë. Anisa është 7 vjeçe, ajo ende nuk mund ta kuptoj që po vuan nga një sëmundje, e cila në të ardhmen mund t’i shkaktoj shumë probleme. Babai tregon se mjekët e dëmtuan Anisën gjatë lindjes, duke ja dëmtuar ky¬çet e këmbës. Ai thotë se nuk ka para ta kuroj jashtë shtetit, ndërsa druan se në të ardhmen vajza mund të ketë probleme në të ecurit.

“Vajza ime sot vuan nga kyçet e këmbëve, kam edhe incizimet nga spitali i Tetovës, ka një shkëputje, të dyja këmbët siç duken këtu janë të shkëputura, dhe e mban vetëm mishi e mban pjesën e trupit. Këto janë të shkëputura nga pjesa e kockës. Unë si prind nuk kam takat, për këtë më kanë thënë që kërkohen 20 mijë euro për ta shëruar fëmijën”, u shpreh Asqeri Hyskaj.

Asqeri thotë nuk dëshiron të vdes pa i rritur fëmijët. E nëna Valbona, nuk mund të flas dot nga lotët. Ajo tregon edhe për gjendjen e vështir financiare.
“Jeta ime është shumë e vështirë , kam vuajtur shumë, shtëpi nuk kam rri tek nëna ime, nuk kam ku të ri nëpër spitale”, tha Valbonа Çela.

Kjo familje për momentin jeton me qira në një shtëpi në Tetovë. Për qiranë paguajnë 100 euro, ndërsa ndihmë sociale nuk marrin. Nëna e tre fëmijëve nuk do asgjë tjetër, vetëm ndihmë për ta shëruar Anisën e vogël. “Unë i lutem të gjithë atyre që kanë mundësi të na ndihmojnë”, u shpreh Valbonа Çela. /tv21/
tel: 079 299 084

Marketing