Humbja e jetës e Arian Dacit, djalit të akademikut, Nexhat Daci ka prekur shumë familjarët dhe shoqërinë e tij.
Në mesin e tyre, për vddeekkjen e Dacit është prekur edhe Anita Muçaj Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Ajo në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Daci dhe shoqërinë.
“Arian Daci bre djale shume na merzite, shume! Ngushellime familjes dhe gjithe shokëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kujtojmë se Arian Daci humbi jeten sot gjatë skijimit në Brezovicë, pasi një ortek ra mbi të dhe një shok të tij, por i cili shpëtoi me disa lëndime trupore. /Indeksonline/