Anjeza Shahini rikthehet pas në kohë, publikon videon e vitit 2012 dhe bën autokritikë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, ka ndarë me ndjekësit një kujtim nga e kaluara, duke sjellë në vëmendje një video të realizuar në vitin 2012.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artistja shfaqet duke interpretuar këngën “I Want to Know What Love Is”, ndërsa ka shoqëruar videon me një mesazh nostalgjik.
Shahini është shprehur mirënjohëse për rrugëtimin e saj dhe për mundësinë që ka pasur të bëjë atë që ka dashur në periudha të ndryshme të jetës.
Me humor, këngëtarja ka bërë edhe një autokritikë për mënyrën se si përshtatte lëvizjet e buzëve me këngën.
“Ka kaluar ca kohë që kur kam ndarë një kujtim të vjetër… Kjo është nga viti 2012. Po ju tregoj njerëz se koha ecën shumë shpejt. Jam shumë e bekuar që kam bërë atë që kam dashur, atëherë kur kam dashur. PS: Duhet ta pranoj që isha mjaft e keqe në lip syncing”, ka shkruar ajo.
Postimi ka rikthyer kështu një moment të hershëm të karrierës së Anjeza Shahinit, e cila vijon të mbetet një prej emrave të njohur të muzikës shqiptare
