Komanda e NATO-s në Napoli njofton për vizitat e ushtarakëve të KFOR te Ibri, përmendet prania e vazhdueshme

Komanda e NATO-s në Napoli njofton për vizitat e ushtarakëve të KFOR te Ibri, përmendet prania e vazhdueshme

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli ka njoftuar se udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së fundmi vizituan personelin që vepron në Mitrovicë, me qëllim që të “theksojnë praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe ndërgjegjësimin për situatën në veri të Kosovës.”

Gjatë vizitave, në njoftim thuhet se komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) vëzhgoi aktivitetet e vazhdueshme të sigurisë së lëvizshme.

Ndërsa shefi i shtabit të KFOR-it zhvilloi takime me personelin e MSU-së dhe të Ekipeve për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), për të marrë përditësime mbi situatën operacionale.

“Së bashku, operacionet e dukshme të sigurisë dhe angazhimi i rregullt me komunitetin i mundësojnë KFOR-it të përshtatë qëndrimin e tij, duke mbetur i informuar, i lidhur me komunitetin dhe i gatshëm për të reaguar sa herë që është e nevojshme.” 
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF