Dy tërmete prej 4.7 dhe 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën kryeqytetin turk Ankaranë sot në mëngjes, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), epiqendra e tërmeteve ishte në qarkun Cankiri, 140 kilometra në verilindje të Ankarasë, në një thellësi prej 13.66 dhe 4.13 kilometra.
Tërmetet po ashtu janë ndier edhe në provincat fqinje. Nuk raportohet për viktima.