![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
KSHZ-ja hodhi poshtë dy ankesat e para të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rrethin e dytë në Dibër.
Të dyja ankesat e para kishin të bënin me votim publik të dy votuesve para këshillave zgjedhor dhe jo pas paravanit. Bëhet fjalë për vendvotimet 0547 dhe 0547/1.
KSHZ-ja me shumicë votash vlerësoi se dy ankesat janë të pabaza sepse nuk është cënuar fshehtësia e votës por votuesi ka vendosur të votojë publikisht, gjë që mund të përbëjë bazë për padi penale për votuesit por jo për të prishur vendvotimin.