Anketa: BDI bindshëm prinë tek elektorati shqiptarë

Sipas anketës të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) BDI-ja e Ali Ahmeti ka gati dyfishin e mbështetjes karshi Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Marketing

Në pyetjen “Nëse do të ketë zgjedhje parlamentare”, 6.9 për qind janë shprehur se do votojnë për BDI-në, 2.7 për qind ASH dhe 1.7 për qind për Lëvizjen BESA. “Nuk e dinë” apo “nuk do të votojnë” janë shprehur 37.8 për qind e të anketuarve.

Ndryshe, të dhënat e hulumtimit janë grumbulluar përmes telefonit (CATI) në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht të vitit 2018. Anketa është zbatuar në ekzemplarë të stratifikuar disallojësh nga 1026 të anketuar më të moshuar se 18 vjeç.