Anketa: BDI më e fortë se të gjitha partitë tjera bashkë

Sipas përkatësisë etnike së atyre që u përgjigjën se do të votonin në zgjedhjet e ardhshme, 14.7 përqind e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE dhe 10.9 përqind për LSDM. Mbështetja e LSDM-së në elektoratin shqiptar po zvogëlohet – një vit më parë ishte 0.6%, dhe sot është 0.1%

Marketing

Sipas një ankete të realizuar nga agjencia “Market Vision” për portalin “MKD” në kampin maqedonas zgjedhjet e ardhshme do ti fitoj VMRO-DPMNE me 15.2 për qind. Kështu janë përgjigjur qytetarët në pyetjen: Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?

Për LSDM-në janë deklaruar 13.5 për qind e respodentëve, ndërkaq në bllokun shqiptarë sipas këtij hulumtimi prin BDI-ja me 6.8 për qind.

Aleanca për Shqiptarët 3.4 për qindd dhe 1.9 për qind e të anketuarve do të votonin për Besën. Për Alternativën do të votonin 0.6 për qind.