Anketa e Brima Gallup: BDI dyfish më shumë se sa ASH-ja

Sondazhi i Brima Gallup 10 ditë para zgjedhjeve tregon se LSDM është partia kryesore për sa i përket mbështetjes së qytetarëve. Në pyetjen për cilën parti politike apo koalicion do të votoni nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, 18.7% e qytetarëve u përgjigjën se do të votonin për LSDM-në.

Marketing

Në vendin e dytë është VMRO-DPMNE me mbështetjen e 15.1% të qytetarëve. Diferenca është 3.6 përqind në favor të LSDM-së. BDI-ja me 8.2% mbështetje, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët me 4.9%, ndërsa lëvizja BESA, megjithëse kandidon në këto zgjedhje së bashku me LSDM-në, ka një mbështetje të veçantë prej 2.6%.

Nëse këto përqindje i shtohen mbështetjes së LSDM-së, diferenca midis koalicionit LSDM-BESA dhe VMRO-DPMNE do të jetë 6.2% në favor të Koalicionit të udhëhequr nga Zoran Zaev. Partitë e tjera që paraqiten në sondazh janë Integra me mbështetje 1.3, e majta me 1.2% dhe PDSH me 0.6.