Anketa e “Globsek” për vaksinimin, 29% e të anketuarve në vend besojnë se do t’u vendoset chip

Sipas raportit të GLOBSEK më shumë se 1/3 e të anketuarve besojnë në teori konspirative në lidhje me KOVID-19. Sipas këtyre rezultateve, në mesin e njerëzve, gatishmëria për vaksinim kundër KOVID-19 në rajon është vetëm 37%. Përqindja, megjithatë rritet në 53, midis atyre që kanë besim në institucionet shtetërore.

Marketing

Në vendin tonë, sipas këtij hulumtimi, 29% e qytetarëve të anketuar besojnë në teorinë konspirative se me vaksinim do tu vendoset chip.

“Këto rezultate tregojnë se sa instrumentale është qeverisja e mirë dhe besimi te institucionet publike dhe shtetërore, veçanërisht në kohë krizash. Institucionet publike duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për komunikim strategjik dhe të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta rritur menjëherë besimin shoqëror”, thotë Miroslava Saviris nga GLOBSEK.

Marketing