Në anketën e fundit të IRI-t të realizuar në periudhën prill-maj të këtij viti, 19% e të anketuarve kanë deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, do të kishin votuar për partinë e Mickoskit. Mbështetja për LSDM-në shënon ulje dhe tani është në 11%, BDI-ja do të merrte 8% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët 5%. 15% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votonin kurse 18% janë të pavendosur.
Oliver Spasovski është i pari në listën e ministrave në pyetjen se cili ministër e bën më mirë punën, kurse Artan Grubi është i pari në listën e ministrave që sipas të anketuarve, nuk e bëjnë punën siç duhet.
Sipas rezultateve të kësaj ankete, vetëm 30% e qytetarëve pajtohen plotësisht ose deri diku me futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë kurse 64% janë totalisht kundër ose deri diku kundër.Anketa e IRI-t është realizuar sy në sy me 1204 persona të moshës mbi 18 vjeçare, me marzhë gabimi +-2.8.