Anketa e IRI-t, Mickoski: Qeveria e paaftë të drejtojë shtetin

Duke komentuar anketën e IRI-së në pjesën për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si dhe qëndrimin e kryeministrit Kovaçevski se zgjedhje parlamentare do të ketë në 2024, Mickoski ripërsëriti se as ata nuk heqin dorë nga zgjedhjet e parakohshme.

Marketing

“Jo vetëm në atë anketë, ne bëjmë disa anketa mujore. Ato sondazhe janë të qarta. Për momentin, në këto rrethana, në këto kushte, nën diktat bullgar, nuk ka asnjë ndryshim të Kushtetutës. Nëse është e nevojshme edhe 300 mijë herë do të ripërsëris zgjedhjet e parakohshme, sepse është shumë me rëndësi që secili një qytetar të kuptoj se këta janë të paaftë, të kriminalizuar dhe korruptuar dhe se patjetër duhet të vijnë njerëz që dinë si të udhëheqin me shtetin. Do të na duhet shumë kohë që të kthejmë shtetin në rrugën e duhur.”, – deklaroi kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Micksoski thotë se si opozitë nuk do të lejojnë ndryshim të Kushtetutës, ajo mund të diskutohet në rast se ka zgjedhje të parakohshme, por jo pa u plotësuar disa kushte që do t’i parashtrojë VMRO-DPMNE.