Anketa e LSDM-së: Pendarovski do fitojë 90 mijë vota më shumë se Siljanovska në rrethin e parë

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski në rrethin e parë do të udhëheq me përparësi prej 8 deri 10 për qind para kundër kandidates Gordana Siljanovska Davkova dhe në rrethin e dytë do të hyjë me përparësi prej rreth 90 mijë vota. Këtë e tregojnë anketat në terren zbatuar me kërkesë të LSDM-së thonë për Dojçe Vele burime partiake. Nga opozitarja VMRO-DPMNE nuk kanë qenë të kapshëm të përgjigjen se cilat janë rezultatet nga anketat në terren zbatuar me kërkesë të tyre.

Marketing

Anketa e zbatuar ditë më parë nga ana e M- Prospekt për Tv Telma trgoi se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale, 25 për qind e qytetarëve do të votonin për Stevo Pendarovskin, 22,4 për qind për Gordana Siljanovskën, 10,9 për qind për Blerim Rekën, ndërsa 17,9 për qind nuk do ta mbështesnin asnjërin prej këtyre kandidatëve.

Në pajtim me projektimet për raundin e dytë nëse në garë janë Pendarovski dhe Siljanovska, 32,4 për qind e votuesve do ta mbështesnin kandidatin e LSDM-së, ndërsa 26,2 për qind do të ishin për kandidaten e VMRO-DPMNE-së.

Marketing