Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje presidenciale pjesa më e madhe e të anketuarve apo 12.4 % si kryetar të ardhshëm të Maqedonisë e shohin kryeministrin aktual Zoran Zaev, i cili pasohet nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me 8,2 % i pasuar nga ministri aktual i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov tregon anketa e realituar nga televizioni Tellma dhe MCMSM, njofton Aktuale.mk
I katërti në këtë listë është Stevo Pendarovski me 6,8 %, ndërsa Bujar Osmani me 3 % radhitet i pesti, ndërsa Imer Selmani i cili njëherë garoi për president të Maqedonisë ka mbështetje të 5,8 % të anketuarve.
Në listë janë edhe Teuta Arifi, Radmilla Shekerinska Tanja Karakamisheva e të tjerë.
Por 19 % e të anketuarve presidentin e ardhshëm nuk e shohin në emrat e lartëpërmendur, ndërsa 14,9 % ende nuk kanë vendosur për kë do të votojnë.