Anketë: Qytetarët të pakënaqur me administratën

Më shumë se 44 për qind e qytetarëve vlerësojnë se puna e administratës publike është nën nivelin e duhur dhe joefektive, ndërsa vetëm 16.4 për qind mendojnë se puna e saj është e mirë. Kështu thonë rezultatet e anketës për punën e administratës të realizuar nga “Eurothink” dhe Fondacioni “Shoqëri e Hapur Maqedoni”, ndërsa në pah del se, aktivistët e dy partivë më të mëdha në pushtet – LSDM dhe BDI kanë mendime krejtësisht ndryshe nga aktivistët e opozitës VMRO-DPMNE, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

“Simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së, qytetarët e rajonit të Shkupit, si dhe qytetarët me arsim të lartë japin vlerësimin më të keq për punën e administratës publike, përderisa simpatizuesit e LSDM-së dhe BDI-së, por dhe qytetarët me arsim fillor – japin vlerësimin më të mirë për punën e saj”, tha Goran Llazarov nga Eurothink. Megjithatë, ai theksoi se përqindje më e madhe e qytetarëve këtë viti, krahasuar me vitin 2017, deklarojnë se personalisht nuk kanë hasur në probleme kur përdorin shërbimet e administratës publike, apo 54.5 për qind e qytetarëve nuk kanë pasur probleme – krahasuar me 50.4 për qind në vitin 2017.

Anketa, siç është shprehur Zorica Strezoska nga “Eurothink”, ka treguar se dallimet në kënaqësinë apo pakënaqësinë nga puna e administratës publike në Maqedoninë e Veriut janë më të theksuara në aspektin partiak. “Dallimet në kënaqësinë me punën e administratës publike në RMV janë më të shfaqura në aspektin e përkatësisë partiake, ku simpatizuesit e LSDM-së me 29.2 për qind dhe ata të BDI-së 22.8 për qind shprehen më të kënaqur në krahasim me simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së, të cilët me vetëm 9.9 për qind janë të kënaqur nga administrata. Vlen të theksohet se tek simpatizantët e VMRO-së, mendimi pozitiv këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është arritur për 15 për qind, apo në 2017 mendim pozitiv kishin vetëm 8.4 për qind e simpatizantëve”, tha Strezoska.
Megjithatë, ekzistojnë dallime të mëdha midis të anketuarve me status të ndryshëm ekonomik. “Në të njëjtën kohë, 12.5 për qind e të anketuarve të cilët kanë deklaruar se ekonomikisht nuk jetojnë mirë, janë më të pakënaqur me punën e administratës. Në ndërkohë, edhe 22.2 për qind e të anketuarve të cilët kanë deklaruar se ekonomikisht jetojnë mirë, janë të pakënaqur me punën e administratës”, tha Strezovska. Një dallim tjetër interesant, sipas saj, e përsëritet në shumicën e pyetjeve në këtë anketë, është se të punësuarit në sektorin publik (21.1 për qind) janë më të kënaqur se sa 12.2 për qind e të punësuarve në sektorin privat. Tendencë e ngjashme e kënaqësisë shfaqet edhe në pyetjet lidhur me transparencën, shpejtësinë dhe kualitetin e shërbimeve të administratës publike.

“Kryesisht, perceptimi i përgjithshëm i qytetarëve për këto pyetje është se ata përballen me probleme kur shfrytëzojnë shërbimet e administratës publike, kuadër jo kualitativ, ofrim të ngadalshëm të shërbimeve, jo transparencë dhe jo profesionalizëm”, tha Strezoska. Problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët me të cilat qytetarët më së shpeshti ballafaqohen gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të administratës publike janë shëtitja nëpër sportelet, paqartësia e procedurave, shërbimi i dobët dhe jo profesionalizmi i të punësuarve, si dhe ngadalësia dhe kohëzgjatja e gjatë e procedurave.

“Qytetarët janë shprehur më të kënaqur me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumentet personale, si dhe Policisë Rrugore, ndërsa më pak të kënaqur janë me shërbimet e autoriteteve lokale komunale, punën e policisë që trajton krimet dhe sistemin shëndetësor publik”, thuhet në rezultatet e anketës.

Marketing