Një vajzë që e kishte kaluar natën nëpër klube të natës, vazhdimisht ishte ankuar se kishte pasur dhimbje të mëdha në shputa të këmbëve.
Megjithatë iu deshën 24 orë të kalojnë që ta kuptojnë se këpucët me take që i kishte pasur mbath – i kishte mbathur në mënyrë të gabuar.
Ayleich McGhee nga Glagow, nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha në këmbë, duke mos e ditur që i kishte ngatërruar këpucët – të majtën e kishte mbathur në të djathtën, e të djathtën në të majtë.
E për tu tallur me të, miqtë ia kishin shpërndarë në rrjete sociale fotografitë, ku shihet qartë mënyra sesi i kishte mbathur këpucët me take të larta.
Imazhet e saj u shpërndanë në masë të madhe në internet dhe menjëherë filloi tallja në llogari të saj.