Pak ditë më parë Tirana u mbush me të huaj, të cilët ishin tifozë të dy skuadrave, Romës dhe Feynoord.
Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” u diskutua tema “Shqipëria turistike, a jemi gati?”.
Sipas ish konkurrentes së “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, Shqipëria nuk është gati që të presë kaq shumë njerëz.
“Para dy-tre vitesh, tjetri nga Saranda iu hodh spanjollëve ne makinë, video u bë virale, kur erdhën holandezët, çmimet u rriten, se ne me 1000 e ca euro shkojmë shtatë ditë jashtë”, tha Shqipja.
Kjo e fundit u shpreh se nuk pa lokale apo restaurante plot, por tifozë që ku e ku të gjuanin policët.
“Ne nuk kemi siguri, policia e shtetit tonë të ishte pak më calma, e ato u duken si frikacakë”, shtoi Hysenaj.
Më pas ish konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se “të shkosh në Dhërmi çmimet janë më lart se në Maldive”.