Ankohet Mijallkovi: Po mbërdhihem në burg! (FOTO)

Sasho Mijallkov ka ofruar një milionë euro si garancion që të del nga nga paraburgimi, njofton televizioni “Telma”.

Marketing

Një ofertë me vlerë prej një milion eurosh që të hapen portat e burgut të Shuto Orizares për ish-shefin e DSK Sasho Mijallkov është në duart e gjyqtarit të procedurës paraprake. Për të dalë nga paraburgimi, Mijallkov ofroi një garanci të përbërë nga tre prona të patundshmërisë, të vlerësuara në total prej 1.092.000 euro.

Nga mbrojtja konfirmojnë se garancitë janë ofruar që ai mos të arratiset, por nuk zbulojnë se çfarë pasurie është ofruar, dhe se a janë të gjithë në emër të Mijallkovit apo prindërve apo shokëve të tij