Grupi i njohur i hakerëve ‘Anonymous’, para pak çastesh kanë njoftuar se kanë publikuar një sërë dokumentesh sekrete të qeverisë së Serbisë.
Kohë më parë ky grup i ka dërguar mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Madje bën të ditur se janë shumë të angazhuar, dhe se kanë hakuar adresat elektronike të qindra zyrtarëve të qeverisë serbe.
Kjo nuk është hera e parë që ‘Anonymous’ ia bëjnë me dije Aleksandar Vuçiqit, se nuk do të qëndrojnë duarkryq karshi aktiviteteve të tij rrezikshme në Kosovë.
“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhej në mesazh, transmeton telegrafi.
E tani, ata kanë publikuar dokumentet sekrete të qeverisë së Serbisë, duke e lënë të hapur dhe të qasshëm për të gjithë linkun për shkarkimin e dokumenteve sekrete.