“Anonymous” nuk u ndahet rusëve, bllokon faqen e Kremlinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Faqja e internetit e Kremlinit është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike, tha zëdhënësi Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS të shtunën.

Marketing

“Sulmet janë duke vazhduar”, tha Peskov për TASS. ” Uebfaqja shpesh ngrin.”

Disa faqe në internet të qeverisë ruse, duke përfshirë Kremlinin dhe Ministrinë e Mbrojtjes, janë mbyllur për të tretën ditë radhazi.

Grupi i hakerëve Anonymous ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Të premten, të njëjtat faqe ruse u shfaqën jashtë linje për një kohë, por Kremlini mohoi se ishte sulmuar nga Anonymous, sipas medias shtetërore.

Marketing