Gjatë qëndrimit te ansamblit “Ibe Palikuqi’ në Split te Kroacise si pjesemarrese e Festivalit Nderkombetar te Folklorit, organizatoret kishin parapare defilim neper rrugicat e ngushta, por per plote me histori te qytetit te vjeter te Splitit. Nje pjese e qytetit e cila te mahnit jo vetem nga prania e madhe e turisteve,por edhe nga madheshtia e objekteve qindra vjecare, te ndertuara me mjaft elegance dhe arkitekture,qe ia ka zilin edhe ajo moderne.
Duke defiluar 24 anetaret e ansamblit “Ibe Palikuqi” te veshur qe te gjithe me veshje kombetare, duke lozur ketyre rrugicave te lashta, pa pritmas nga nje shitore del nje i moshuar dhe ne syte e tij vereht malli, e njekohesisht edhe gezimi i cili shprehej me ndonje pike loti. Sigurisht ai i prirur nga deshira per te kontaktuar me anetaret e Ansamblit filloi te tregoj historin e tij, por qe nuk arrinte ta perfundoj ashtu sic kishte ndodhur sepse emocionet e benin te veten.
Ndersa ne pa mundesi qe te vazhdohej biseda me gjate pershkak te itinerarit te defilimit, plaku qe mesuam se ishte nga Tetova i ardhur ne Split qe ne 1970 me shume krenari tha po ua them dy fjale nga shpirti, ” edhe pse kam ardhur ne 1970 te gjithe femijet mbesat e nipat flasin shqip por kurre se kisha imagjinuar qe ne keto rrugica te mbushura me plote histori nje dit do te vershohen nga plisa te bardhe e shamia te kuqe te valltareve dhe me tupanin qe gumezhine me valle shqipe. Edhe nese vdes syte nuk do te mbesin hapur” aq mundi te flase i moshuari te mbi 70 tave te cilin e kapluan emocionet.
Kjo histori renqethese dhe me mesazh te qarte per anetaret e ansamblit “Ibe Palikuqi” se guri i rende gjithmone peshon ne vend te vet! Defileja e anetareve vazhdoi por mbamendja dhe biseda e dites ishin mbresat dhe porosit e plakut nga Tetova te cilit nuk arritem as emrin t’ia mesojme e qe ekonomikisht po qendronte shume mire, por i thyer shpirtnisht!.
Split 25.08.2023