Ansambli Ibe Palikuqi i kënaqur nga festivali në Turqi

Ansambli i këngëve dhe valleve Ibe Palikuqi është kthyer nga Turqia ku mor pjesë në Festivalin që ka mbi 21 vite ekzistencë.

Marketing

Ekipi i këtij Ansambli është ndarë i kënaqur nga vizita në Turqi.

Ishte me të vërtetë një javë e përkryer, javë në të cilën u relaksuam, u lodhëm, u përkushtuam denjësisht për të performuar mirë, vizituam vende të ndryshme, u njoftuam me kultura të reja, qeshëm së bashku, pra me një fjalë thënë ishte javë e cila në kujtesën tonë dhe në historinë e ansamblit Ibe Palikuqi la mbresa të pafunda.
Tani jemi rrugës për në folenë tonë, rrugës për në Shkup ku na pret një punë e fortë dhe angazhim maksimal rreth organizimit të programit për 40 vjetorin e Ibes.
Shkolla e kulturës shqiptare, Ibe Palikuqi po vazhdon të prodhoj emra të shquar!