Ansambli Kombëtar Shqiptar i RMV-së mori vendin e parë në Bullgari

Ansambli Kombëtar i këngëve e valleve popullore shqiptare merr çmimin e parë në festivalin e 23- të ndërkombëtar të folklorit në Veliko Tarnovo Bullgari. Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj, në postimin e tij në fejsbuk shkruan se kjo është edhe nje sukses i madh per ansamblin shqiptar të këngëve e valleve në RMV. Profesionalizmi dhe puna e suksesshme e drejtuesit të ansamblit dhe angazhimi i artistëve të cilët me organizim të jashtëzakonshëm tash e dy vite kanë bërë një punë të pandërprerë në ngritje artistike u shpërblye në festivalin ndërkombëtar të folklorit në Bullgari. Në mesin e shumë ansambleve artistët tanë të përgatitur me program artistik dhe me veshje origjinale arritën që brenda pesë netëve të festivalit të veçohen nga të gjitha ansamblet tjera.

Marketing

311 pikët maksimale të dhëna nga juria profesionale bënë që ansambli ynë të fiton çmimin e parë dhe të triumfojë fuqishëm në këtë prezantim.
Ky çmim për ansamblin është shtytje për punë të mëtejme dhe suksese në prezantimet e shumta që planifikohen gjatë këtij viti.