Anthony “shqiptari” fiton në Australi (VIDEO)

Treshes së kryeministrave shqiptarë, mund t’i shtohet edhe një.

Marketing

Veçse i katërti nuk është se vjen nga shtetet përreth Ballkanit, e as Evropa. Por, deshi a nuk deshi, mbiemrin e ka të tillë, meqë e ka edhe prejardhje.

Është ky Anthoni Albanese, i cili këtë të shtunë me Partinë Laburiste ka fituar në zgjedhjet australiane, duke mposhtur koalicionin e të djathtëve, pas gati një dekade në pushte.

Në fjalimin e fitores, ky tha se planifikon të drejtojë një qeveri po aq të guximshme, punëtore dhe të kujdesshme, sa janë edhe vetë australianët.

“Sonte, populli australian ka votuar për ndryshim. Jam i përulur nga kjo fitore dhe jam i nderuar që më jepet mundësia të shërbej si kryeministri i 31-të i Australisë”, ka thënë Albanese.

Albanese në garë mposhti konservatori Scott Morrison, që ishte kryeministër i deritashëm e duke qenë në pushtet që nga viti 2018.

Antionio është i lindur në Sindey, me nënë australiane dhe babanë, Carlo Albanese, nga rajoni i Puljas në Itali, një rajon që njihet si shtëpi e një komuniteti të madh arbëresh.

Marketing