Anti-Bixhozi: Kazinot dhe kreditë e shpejta po shkatërrojnë shoqërinë

Lëvizja Anti-Bixhoz vazhdon të avokoj për dislokimin e kazinove nga zonat urbanistike. Sot përmes një aksioni simbol të vendosjes së një trekëndëshi i cili, sipas tyre, ka simbolizuat situatën alarmante të cilën gjendet shoqëria ynë. Në trekëndësh janë të vendosura kreditë e shpejta, kazinot, që po dëmtojnë qytetarët dhe afër aty barnatoret për t’i qtësuar me sedativë të ndryshëm. Nga atje kanë shtuar se ky degradim që i bëhet dhe nëpërkëmbet dinjiteti njerëzor, na behët obligim lufta për model të ri të mbijetesës.

Marketing

“Ky nuk është trekëndësh i thjesht por mund ta quajmë trekëndësh i “Bermudës”i cili shkatërron çdo gjë që i afrohet trekëndëshit i cili funksionon perfekt. “Trekëndësh i cili paturpësisht kalon çdo logjik të njeriut vetëm e vetëm të fitojë organizatori i atyre lojërave apo grupe interesi. Pranë çdo kazinoje është banka apo të ashtuquajturat shitoret e parave,kredive të shpejta, pas çdo humbje këtu janë barnatoret për t’u furnizuar me sedative të ndryshme për të qetësuar vetën ose familjaret”, deklarojnë nga atje .
Nga Lëvizja Anti Bixhoz kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm që organizatorët e lojërave të fatit shikojnë vetëm në prizmin e fitoreve të majme tuaja, ju keqpërdorni të punësuarit tuaj duke manipuluar me numrin e tyre,ju vetëm jeni duke mbrojtur vlerat tuaja milionëshe dhe të kompanive simotra tuaja.
“Porosi deri te Mickovski se për çdo dështim eventual ju do të jeni fajtori kryesor për epitetin shtet i kumarit. Mos u shërbeni me gënjeshtra, trillime dhe shpifje. Kërkojmë të zgjoheni dhe dijeni se në këtë vend ka edhe njerëz të ndershëm”, thonë në fund nga Anti-bixhozi.