Disa parti politike kanë shfrytëzuar fonde buxhetore për financimin e fushatës zgjedhore, që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Katica Nikollovska nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit theksoi se disa parti më të vogla të cilat nuk kanë pasur donacione për fushatë, kanë shfrytëzuar për qëllimin e njëjtë paratë që kanë përfituar nga Buxheti i shtetit. Në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit gjatë fushatës parazgjedhore janë parashtruar gjithsej 32 ankesa. Dyshimet e dokumentuara të KSHKK-së duhet t’i hetojë Enti Shtetëror për Revizion.
“Një pjesë e partive nuk kanë numër të madh të anëtarëve dhe nuk përfitojnë nga anëtarësia por vetëm nga donacionet dhe disa nga partitë, duke mos pasur burime të mjaftueshme edhe nga llogaritë e rregullta por edhe nga llogaritë për zgjedhje, kanë marrë para nga buxheti dhe i kanë përdorur ato si donacion për të financuar fushatën zgjedhore të partisë. Këtë e kemi veçuar si dallim pasi nëse është realizuar 1 milion denarë donacion, në llogaritë për zgjedhje janë transferuar 3 milionë denarë. 2 milionë denarë mbeten të paqarta se nga çfarë burime janë siguruara.”,- tha Katica Nikolovska nga KSHPK.
Anti-korrupsioni kishte kritika edhe për emërimin e drejtorëve nga ana e ekzekutivit.
“Mendoj që edhe këto që tregohen paraprakisht, ky drejtorët këtu, ai atje këta gjitha janë koftra-produktive. Duhet të lihet hapësirë për konkurrim profesionistëve që do të marrin pjesë në ato konkurse publike dhe me ide më të mira dhe me plane më të mira të ulen në atë vend, e jo kështu me ndarje.”,- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
Anti-korrupsioni vlerëson se për të gjithë drejtoritë duhet shpallet konkurs dhe të zgjidhen njerëz të cilët me aftësitë e tyre dhe me përgjegjësi e sukses të udhëheqin me institucionet.