Antikorrupsioni: Aktivitetet shtetërore të mos përzihen me ato partiake në periudhën zgjedhore

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore,  Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) sërish  u thotë  ministrive, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, trupave rregullator, shoqatave tregtare të themeluara nga shteti në obligimin e tyre  për respektim deri në fund dhe zbatim të dispozitave  të neneve 8-a dhe 8-b nga Kodi zgjedhor, si dhe neni 34 i Ligjit për parandalim të korrupsionit  dhe ndeshjes së interesave, nërsa kanë të bëjnë  me kufizime dhe ndalesa të aktiviteteve  të caktuara  në periudhën zgjedhore.

Marketing

KSHPK  në kumtesën e sotme  përkujton  se nga dita e sjelljes së vendimit për  shpallje të zgjedhjeve deri në përfundim  të zgjedhjes së deputetëve  në Kuvend  dhe zgjedhjen e Qeverisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve,  nuk mund të fillohet ndërtim me mjete të buxhetit ose nga  fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që dispinojnë me kapital shtetëror  në objekte të reja,  në infrastrukturë  siç janë rrugët, ujësjellësit,  kanalizime, linja të transmetimit, kënde sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari  të përgjithshme shkollore, kopshte dhe objekte tjera, përveç nëse për atë qëllim  paraprakisht sigurohen mjete  nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë  për realizim të programit  të sjellur në bazë të ligjit në vitin rrjedhës.

“Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe  kompensime  materiale nga mjete buxhetore  ose nga mjete  të fondeve publike të cilat nuk janë  pagesa të rregullta  mujore  përkatësisht të gjitha transferet njëvjeçare dhe pagesat  ose transferet e njëfishta nga mjetet buxhetore ose nga mjetet  e fondeve publike  as të tjetërsohet kapitali shtetëror as të nënshkruhen  marrëveshje kolektive. Nuk mund të fillojë procedura për punësim të personave të rinj ose procedura për  ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore  dhe publike, ndërsa  procedurat e filluara  lihen në pushim, përveç në rast të punëve  urgjente dhe të paanuluara”, sqarohet në kumtesën e KSHPK-së.

Në periudhën prej 20 ditëve para fillimit të  fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë, citohet, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin  e fillimit të  ndërtimit ose lëshimit  në përdorim të objekteve  me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridik që disponojnë  me kapital shtetëror, në infrastrukturën si rrugët, ujësjellësit, linjat e transmetimit, kanalizimin, këndet sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkollore, kopshte dhe objekte tjera.

Nga KSHPK saktësojnë  se nën ndalesë për mbajtje të ngjarjeve publike nuk nënkuptohet,  veçanërisht dhënia e deklaratave publike të bartësve  të funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubime, intervista në mediume, debat në mediume ose përgjigje e pyetjes së gazetarëve.

Për nevojat e fushatës zgjedhore,  paralajmërojnë nga KSHPK, ndalohet përdorimi i hapësirës së zyrave,  pajisje e zyrave dhe automjete zyrtare të organeve shtetërore, përveç personat  të cilët kanë të bëjnë me  dispozita të veçanta për mbrojtje të personaliteteve.

Tregojnë se KSHPK nuk do të japin mendim ose pëlqim pas  kërkesave të dorëzuara për mendim nga institucionet,  ndërsa të cilat kanë të bëjnë  me kryerjen e aktiviteteve paraprake të përfshira  me ndalesat.

“Përgjegjësia për punën e institucioneve  është e personave përgjegjës”, qëndron në kumtesën e KSHPK-së.

Nga KSHPK potencojnë se do ta ndjekin procesin zgjedhor dhe në rast të  dyshimit  se shkelet ligji do të ndërmerren masa  për konfirmim të dyshimeve të tilla,  do t’i njoftojnë organet kompetente dhe do të kërkojnë ndërmarje  të aktiviteteve në suaza të veprimit të tyre kompetent.

Në atë drejtim, nga KSHPK i bëjnë thirrje opinionit  ta shfrytëzojnë “REGJISTRIN e automjeteve  të organeve shtetërore,  organet e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror” i publikuar në ueb faqen e  KSHPK-së, dhe çdo keqpërdorim  i automjeteve për  qëllime partiake do të denoncohet.

Në ueb faqen e KSHPK-së është vendosur shabllon “PRIJAVA” dhe çdo shkelje e kufizimeve  të cituara paraprake  mund të paraqitet edhe përmes emailit.

Në kumtesë potencohet se këtë vit KSHPK ka vendosur ndjekje gjithpërfshirëse të aktiviteteve  të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

“Është siguruar qasje  deri te llogaritë e transaksioneve të të gjithë pjesëmarrësve me qëllim të kontrollit të mjeteve të cilat mblidhen për financim të fushatës zgjedhore, është sigurar qasje deri te baza e të dhënave  nga disa instiucione me të cilat do të mund të bëhet  kontroll i kryqëzuar i  mjeteve të mbledhura financiare,  me mbështetje ndërkombëtare, janë angazhuar vëzhgues dhe është kryer trajnim për mënyrën e incizimit të aktiviteteve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore  në terren. Të dhënat do të shfrytëzohen në drejtim të  sigurimit të dëshmive për rregullshmërinë e burimeve të financimit nga ana e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore”, qëndron në kumtesë.

Në lidhje me obligimin e KSHPK-së për mbajtje të mbledhjeve publike të lidhura me  vendimet  pas ankesave të parashtruara nga organizatori i  fushatës zgjedhore në rast të dyshimit për  financim joligjor të fushatës zgjedhore ose shfrytëzim joligjor dhe dispozicion me fondet buxhetore, duke e marrë parasysh situatën me Kovid-19, KSHPK  maksimalisht  do t’i respektojë  protokollet e shënuara nga organet kompetente për sigurim të mbrojtjes  gjatë mbajtjes së mbledhjeve.

“Në atë drejtim ndërsa në varësi të situatës momentale, mbledhjet  do të mbahen  në hapësirë përkatëse  ose onlajn përmes lidhjes  me konferencë,  për çka opinioni në kohë do të informohet.  Komisioni Shtetëror në funksion të  ndjekjes dhe kontrollit të ligjdhënies  së financimit të fushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor të tërësishëm do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediumet,   shoqatat e qytetarëve dhe  me qytetarët  dhe për atë qëllim  e inkurajon opinionin e tërësishëm  në kohë t’i paraqesë  rastet konkrete  të shkeljes së ndalesave  të konfirmuara në Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave dhe Kodit zgjedhor”, kumtoi sot KSHPK.