Antikorrupsioni dorëzoi iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për korridoret 8 dhe 10D

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit sot te Gjykata Kushtetuese e dorëzoi Iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për vërtetim të interesit publik dhe nominim të partneritetit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të korridorit infrastrukturor 8(pjesa: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishte-Strugë-QafëThanë) dhe korridori 10D (pjesa e autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të veçantë për dhënie të masës kohore për ndërprerje të zbatimit të tij derisa gjykata nuk shprehet, konfirmuan për MIA-n nga KSHPK.

Marketing

Për Ligjin, që tashmë është botuar në Gazetën zyrtare, nga KSHPK pas kontrollit të kryer antikorruptues, vlerësuan se është me rrezik të lartë për korrupsionin dhe ndeshjen e interesave, në përgjithësi e pezulluan sistemin juridik në shtet, duke e përjashtuar zbatimin e ligjeve tjera në përgjithësi ose pjesërisht. Konsiderojnë se ligji i sjellur dhe zbatimi i dispozitave të ligjit në praktikë, do të thotë shkelje e parimeve mbi të cilat themelohet lufta kundër korrupsionit të ndeshjes së interesave.

“Nuk ka interes publik ku ka mençuri të tilla politike, intriga. Në funksion të interesit publik duhet në mënyrë të hapur, transparente të dilet para popullit dhe të tregohet pse dhe si janë vendosur punët, ndërsa jo kështu nga procedura e shkurtuar më e shkurtuar të sillet Ligj në kuvend që është nga vlera më shumë e rëndësishme për të gjithë shtetin”, tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Në arsyetimin e mendimit të KSHPK-së për këtë ligj, mes tjerash, qëndron se shkelet me Kushtetutë liria e garantuar e tregut të sipërmarrësisë dhe obligimi i shtetit të sigurojë pozitë juridike të barabartë për të gjitha subjektet e tregut dhe në kundërshtim direkt me obligimin e shtetit të ndërmarrë masa kundër pozitës monopole dhe sjelljes së tregut.

Mes tjerash, nga Komisioni Antikorruptues potencojnë se në ligj ekzistojnë zbrazëtira juridike të cilat lënë hapësirë të hapur për subjektivizëm, arbitraritet, ndikim politik, tregtim me fuqinë dhe diskrecion gjatë përbërjes së Komitetit për negociata, ndërsa në llogari të profesionalitetit, kompetencës dhe profesionalizmit.

Deputetët këtë ligj e sollën me procedurë të shkurtuar. Ligjin që e miratoi Kuvendi, në propozim të grupit të deputetëve, është realizim konkret i Memorandumit që e nënshkruajtën Qeveria me kompaninë “Behtel dhe Enka” si investitor strategjik për ndërtimin e autostradave Tetovë-Gostivar, Strugë-QafëThanë si dhe Prilep-Manastir. Me të për herë të parë parashikohet ndërtimi përmes modelit të ri pa shpallje të tenderit, për të cilin pushteti bind se do t’i japë rezultatet më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Me vendimin ligjor të propozuar rregullohet projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Korridorit 8, projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së korridorit 10D, si projekte të veçanta për investimet kapitale nga vlera kombëtare strategjike për shtetin.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, pas votimit të Ligjit në Kuvend, e nënshkruajti dekretin për shpalljen e tij, edhe krahas vërejtjeve të Komisionit Antikorruptues.

“Ligji është sjellur me shumicë të nevojshme me ç’rast asnjë deputet apo grup i deputetëve nuk votuan kundër. Të gjitha institucionet dhe individët të cilët kanë dyshime në lidhje me kushtetutshmërinë e Ligjit, mund të drejtohen te Gjykata Kushtetuese i cili është institucioni i vetëm kompetent për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve tjera të përgjithshme”, kumtuan nga kabineti i Pendarovskit pas nënshkrimit të dekretit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, sërish, deklaroi se Qeveria ka plan “B” nëse ligji diskutohet para Gjykatës Kushtetuese.