Antikorrupsioni fillon hetimin e gjykatësve Vangellovski dhe Pançevski

Komisioni për parandalimin e korrupsionit njoftoi se ka nisur hetimin mbi pasurinë apo veprimet korruptive të gjykatësit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe ish kryetarit të gjykatës penale Vlladimir Pançevski.

Marketing

Siç tha kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, do kontrollohen edhe pasuritë e gjykatësve Aleksandra Zafirovska, Svetllana Kostova dhe Sofija Llaliqiq. Hetimi nisi pasi emrat e këtyre gjykatësve u gjetën në raportin e Departamentit Amerikan të shtetit dhe raportin e PSP së si njerëz të nënshtruar ndaj politikës,të cilët i kanë modifikuar gjykimet sipas qejfit të politikës.

Në mënyrë shtesë, Antikorrupsioni nisi hetim edhe për pasurinë e Mile Janakieskit dhe Kirill Bozhinovskit, pas denoncimeve që kanë ardhur në adresën e tyre si dhe të Ilija Isajllovskit.