Antikorrupsioni kërkon masa për Ministrin Hoxha dhe procedurë kundërvajtëse për drejtorin e MEPSO-s, Ramadani

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme konstatoi se në lidhje me rastin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha është shkelur Kodi i Sjelljes për anëtarët e Qeverisë, përkatësisht principi i sundimit të ligjit dhe që bartësit e funksioneve ekzekutive i kryejnë kompetencat dhe detyrat e tyre në përputhje me kushtetutën dhe ligjet. Janë shkelur edhe parimet e respektit reciprok dhe mbrojtja e reputacionit të Qeverisë dhe institucioneve, të përgjegjësisë dhe parimi i shmangies së konfliktit të interesave publike dhe private, sipas të cilave bartësit e funksioneve ekzekutive e kryejnë funksionin si një detyrë themelore dhe e vetme dhe nuk guxojnë të kryejnë veprimtari të tjera që mund të ndikojnë në kryerjen e paanshme të detyrës dhe autorizimit të tyre.

Marketing

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska informoi se do të dërgohet kërkesë deri te personit i autorizuar për ndjekjen e Kodit të Etikës së Qeverisë, për t’i marrë masat e duhura ndaj Ministrit Hoxha.
“Bartësit e funksioneve ekzekutive duhet të sillen profesionalisht, t’i kenë standardet më të larta të sjelljes, përkatësisht të sillen me vëmendje të veçantë dhe respekt për personalitetin dhe reputacionin e secilit individ, gjithashtu bartësit e funksioneve ekzekutive i respektojnë kompetencat e personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar dhe të punësuarit në sektorin publik ndaj të cilëve sillen në përputhje me këtë kod”, deklaroi kryetarja e KSHPK-së.

Paraprakisht, Ivanovska iu referua deklaratës së dhënë nga Ministri Hoxha i cili tha se udhëheqja e një kompanie private është biznes privat dhe nuk ka konflikt interesi derisa ajo kompani nuk merr ndonjë ndihmë nga shteti. “Unë vendos për biznesin tim personal dhe nuk mund të vendosë KSHPK-ja dhe unë jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për çdo procedurë”, e citon deklaratën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kryetarja e KSHPK-së.
KSHPK votoi edhe masë kundërvajtje për shkelje të nenit 47 paragrafi 2 linja tre e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit nga personi zyrtar, Kushtrim Ramadani, drejtor i përgjithshëm dhe anëtar i Bordit menaxhues të SHA MEPSO.

Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e KSHPK-së, raportoi për një rasti pas paraqitjes për zgjedhje të një përfaqësuesi ushtarak të RMV-së në Turqi në bazë të një publikimi të botuar në vitin 2016. KSHPK iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes, prej ku u morën informacione të hollësishme, siç tha ajo, në lidhje me thirrjen e publikuar dhe procedurën e kryer. Dokumentacioni që e ka marrë KSHPK nga MB është me rekomandimin dokument i besueshëm”, tha Pejovska Dojçinovska.
KSHPK e mbylli çështjen, duke konsideruar se nuk konfirmohen pretendimet për parregullsi në këtë rast.

KSHPK e hodhi poshtë edhe rastin në lidhje me furnizimin e bërë nga ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Nake Çulev të telefonave me një vlerë më të lartë se sa përcaktohet në përputhje me Rregulloren për përdorimin e telefonave, si dhe shumën për bisedat telefonike.
Në seancën e sotme, KSHPK përcaktoi se Qyteti i Shkupit nuk ia ka paguar mjetet shoqërisë së avokatëve “Shilegov dhe partnerët” dhe për këtë arsye procedura është ndërprerë.

Marketing