Madonna me dokumentar në Netflix

Madonna do të sjell dokumentar me prapaskena nga paraqitjet e saj dhe turneut “Madame X”.

Marketing

Madonna thuhet se do të publikojë një dokumentar të ri në Netflix duke u dhënë fansave një vështrim në prapaskenë të jetës së saj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Legjenda e pop-it, 62 vjeç, thuhet se ka ‘nënshkruar një marrëveshje me gjigantin e filmave dokumentari gjithashtu do të përfshijë pamje nga turneu i fundit i saj “Madame X”.

Madonna bëri një turne gjatë 2019 dhe 2020 me titull “Madame X”, i cili është edhe emri i albumit të saj të fundit.

Dokumentari gjithashtu raportohet se do të shfaq betejën e Madonnës me dëmtimet e gjurit dhe ijeve që e detyruan yllin të anulonte disa data të turneut pasi ajo u urdhërua të pushonte nga mjekët.

Një burim i tha The Sun: “Madonna vendosi fjalë për fjalë gjak, djersë dhe lot në turneun Madame X dhe ajo dëshiron që ky dokumentar ta tregojë atë për spektaklin që ishte”.

“Ajo kurrë nuk ka qenë tipi që zbehet në prapavijë, kështu që shikuesit patjetër do të dëshmojnë sensin e saj të thatë të humorit. Madonna ka kaluar javë duke parë pamje paraprake dhe duke ndihmuar në redaktimin e filmimeve në shtëpi në SHBA dhe është shumë praktike me të”, shtoi ai.

Kjo vjen pasi një mori yjesh janë bashkuar me Netflix për të lansuar dokumentarë të tillë si Beyonce, Taylor Swift dhe Lady Gaga.

Ky nuk është dokumentari i parë i Madonnës, edhe më 1991 ajo lansoi ​​Truth Or Dare e cila ndoqi yllin në turneun e saj të Blonde Ambition dhe tregoi prapaskenat me të dashurin e saj të atëhershëm Warren Beatty, 83 vjeç.

Marketing