Komisioni Antikorrupsion po e analizon marrëveshjen me “Bektel & Enka”. Sipas kryetares së Antikorrupsionin në këtë analizë po punon një numër i madh i këshilltarëve të cilëve tashmë u janë ndarë detyrat. Ivanovska, tha se disa nga këshilltarët po merren me pjesën e prokurimeve publike, disa me marrëdhëniet e punës, disa bëjnë hulumtime dhe të tjerët bëjnë analiza të ligjeve që duhet të miratohen. Ivanovska nuk deshi të japë një afat se kur pritet të përfundojnë analizat, por siguroi se po punohet me të gjitha kapacitetet.
“Unë nuk mund të them datë të saktë kur do të jetë, pasi që fillimisht është mosmirënjohëse dhe më pas do të thoni, e thatë dhe nuk e kryet. Pra punojmë me të gjitha kapacitetet, në momentin që do të jetë gjithçka gati, menjëherë do të dalim dhe do ta themi”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Antikorrupsion.