Antikorrupsioni sot do të hap dy raste hetimore për kryeministrin Zaev

Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, ka deklaruar se sot do të hapen raste të reja nga ana e komisionit, ndër të cilët dy raste kanë të bëjnë me kryeministrin aktual Zoran Zaev.

Marketing

“Në seancën e nesërme do të hapim raste të reja pas denoncimeve, siç janë ‘Global’ dhe ‘Një euro për Viceto’, e dini se ne punojmë në mënyrë joselektive. Gjithashtu do të hapim raste pas denoncimeve të qytetarëve”, theksoi mbrëmë Ivanovska në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma.

Marketing