Bosi mafioz Matteo Messina Denaro është një nga personat më të rrezikshëm për drejtësinë italiane, i konsideuar si një nga eksponentët e lartë të Cosa Nostras i shpallur në kërkim për vrasje që prej vitit 1993.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Antimafia Italiane ka vënë në pranga persona mjaft pranë figurës së Matteo Messina Denaro, të konsideruar si mbështetësit e tij të cilët prej shumë vitesh kontribojnë në fshehjen e bosit mafioz nga drejtësia italiane.
Operacioni është ekzekutuar në provincën e Trapanit në Siçili e nën urdhër arresti është vënë personi i konsideruar krahu i djathtë i super bosit të Cosa Nostras, Matteo Tamburello, djali i Salvatore Tamburello, sipërmarrësit të industrisë eolike e një nga familjet mafioze më besnike të Matteo Messina Denaro.
Hetimet e Animafias Italiane kanë zbardhur se i arrestuari i sotëm është zgjedhur nga kupola e Cosa Nosta si këshilltari i klanit të tij mafioz e në lidhje të ngushtë me Matteo Messina Denaro.
Gjatë operacionit të sotëm janë zhvilluar mbi 25 kontrolle banesash në komuna të ndryshme të Siçilisë.
Matteo Messina Denaro konsiderohet si mafiozi më i pasur e më i fuqoshëm i Cosa Nostras.
Deri në fillim të dhjetorit 2018, Matteo Messina Denaro kosiderohej kapo i kapovë të Cosa Nostras, por operacioni i Antimafias Italiane i 4 dhjetorit 2018 zbardhi se sipas hetimeve kryebosi i ri i Cosa Nostras, pas vdekjes së Totto Riina-s, ishte zgjedhur 80-vjeçari Settimo Mineo, i cili u vu nën pranga.