Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

Komisioni i Garave pranë FFM-së, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim për të anuluar ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit, e zhvilluar në fillim të majit. Këtë ndeshje e fitoi Bashkimi, pasi lojtarët vendas u tërhoqën gjatë sulmeve të mysafirëve në kohën shtesë.

Marketing

FFM e ka regjistruar ndeshjen si të luajtur, por pikët nga ndeshja nuk u ndahen asnjërës skuadër, golat e shënuar nuk regjistrohen dhe nuk hyjnë në evidencën e golave të lojtarëve.

Komisioni, duke marrë parasysh Rregulloren e Garave, por edhe aspektin etik të rastit, me qëllim mbrojtjen e integritetit të garës dhe ruajtjen e reputacionit të futbollit si sport, ka marrë këtë vendim për të shmangur çdo legjitimim të veprimeve jolojale dhe joetike, të cilat janë në kundërshtim me vlerat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Komisioni Disiplinor i FFM-së, pas paraqitjes nga Inspektori Disiplinor, ka nisur procedura disiplinore për ndikim të palejuar në rezultatin dhe rrjedhën e ndeshjes sipas nenit 72 – Nxitje për:

Pepi Gjorgiev – drejtor sportiv i KF Kozhuf;

Slavço Gjorgievski – shef i shtabit teknik të KF Kozhuf;

Janë hapur procedura edhe për: B.K. – KF Kozhuf, B.D. – KF Kozhuf, J.P. – KF Kozhuf, K.S. – KF Kozhuf, N.S. – KF Kozhuf;

Nga FFM theksojnë se rasti nuk është i mbyllur. Departamenti për Siguri dhe Integritet vazhdon me hetime aktive të të gjitha aspekteve relevante të lidhura me ndeshjen, për shkak të dyshimeve të bazuara për cenim të integritetit të ndeshjes.