Sapo filloi gjykimi kundër biznesmenit, dhe këshilltarit komunal të BDI-së, Nefi Useini, i njëjti u shty për më 26 tetor. Arsyeja ishte mungesa e vëllait të tij, Ibrahim Useini, për të cilin mbrojtja tha se për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai sot kishte ekzaminime urgjente shëndetësore. Të dy akuzohen për një vepër të rëndë penale “dhunë”, gjegjësisht sulm ndaj Spirko Topalloskit nga Ohri, që ndodhi në muajin gusht para një hoteli në Ohër. Sot nuk u paraqit as ai- zyrtarisht për shkak të obligimeve urgjente familjare. Vëllezërit Useini për disa ditë ishin në paraburgim, por u lanë të lirë me një garanci prej 800 mijë eurove në pasuri të paluajtshme.
“Në këtë rast, ne kemi një lëndim të lehtë trupor, që nuk e klasifikon këtë lëndim si një lloj vepër të rëndë penale. Në këtë rast bëhet fjalë për vepër penale, e cila paraqet kërcënim për sigurinë e dikujt, duke shkaktuar frikë, gjendje të keqe, shqetësim publik, por jo në fushën e veprave të rënda penale, ku mund të kemi një pasojë, lëndim të rëndë trupor, ose përfundimisht pasojë fatale”, deklaroi Dimitrije Coboski,avokat i Nefi Useinit.