Anulohet gjykimi për “Toplik”

Seanca gjyqësore për rastin “Toplik” të PSP-së, ku i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishtë dhe pesë persona tjerë është anuluar për më 21 janar.

Marketing

Nga Gjykata informojnë se anulimi ka të bëjë me marrëveshjen e palëve në seancën e kaluar për shkak të arsyeve teknike.
Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka themeluar Komision për ofertim publik, ku ka urdhëruar të zgjidhet një ofertues për blerjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”, edhe pse kompania nuk i plotësonte kushte për të.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes me fajin e ministrisë, e ka obliguar ministrinë të paguaj 1 milion euro me kamatë personit juridik “San Siti”. Sipas Prokurorisë, Janakieski dhe personat tjerë të akuzuar e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë apo për 1 milion e 44.000 euro.